Futbollisti Shkodran Mustafi njihet si një person që e mban vetëm për vete jetën private.
Futbollisti shqiptar nga Maqedonia, u fejua vitin e kaluar, më 14 Shkurt; e më pas edhe u martua gjatë verës pa postuar as edhe një imazh të vetëm përkrah personit të zemrës, Vjosa Kaba.
Por, më në fund, ai tashmë ka një foto të postuar në Instagram me bashkëshorten.
Një event gala mbrëmjen që lamë pas ishte arsyeja që çifti janë parë me njëri-tjetrin.
Të veshur në të zezë, dyshja definitivisht kanë shkëlqyer në një prej paraqitjeve të rralla në rrjete sociale.