Një pacient ka kanosur e ka tentuar ta sulmojë një inferemiere derisa ajo ishte në kryerje të detyrës, në Fushë-Kosovë.
Burri është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur dje, 27 shtator, në “Rrugën e Pejës”, Fushë Kosovë, rreth orës 19:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti derisa kishte kërkuar ndihmë mjekësore në shenjë pakënaqësie, duke tentuar ta sulmojë fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër K/Shqiptare–infermiere. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës në raportin e vet 24 orësh.