Gruaja nga Gjakova ka raportuar në Polici se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj.
E tërë kjo erdhi pasi ajo i tha bashkëshortit të saj se nuk do të jetojë me të, shkruan Indeksonline.
“Rr. Fehmi Agani, Gjakovë 16.05.2021-22:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi ka informuar se nuk do të jetoj me bashkëshortin e saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në Mal të Zi, nga i njëjti përmes telefonit është kanosur”.