Në gjendje të rënduar psikike, Zhaklina Gjolla largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania

Prishtinë | 02 Jan 2023 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Zhaklina Gjolla nuk është më banore e shtëpisë së Big Brother Albania VIP 2.

Ajo ka lënë shtëpinë në mbrëmjen e së premtes, për shkak të gjendjes së saj të rënduar psikike.

Teksa kërkoi të largohet nga gara, banorëve të tjerë është komunikuar lajmi me zarfin e kuq të lexuar nga Amos Zaharia.

“Vëllai i Madh dëshiron të njoftojë se Zhaklina pas një gjendje të rënduar psikologjike dhe konsultës me psikologun, ka kërkuar të lërë menjëherë shtëpinë. Gjendja e saj tani është mirë dhe ju uron të gjithëve suksese”, lexoi Amosi.

Ndërkohë, për arsyet e largimit dhe të mbylljes së kësaj aventura, Zhaklina do të flasë në një intervistë në mbrëmjen e spektaklit të Big Brother VIP Albania. 

Të ngjashme