Në Gjermani 312 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, në Rusi 504

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Në Gjermani 312 persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale në 34.272.

Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, në 24 orët e fundit janë regjistruar 10.315 raste pozitive me koronavirus, duke çuar shifrën totale në 1.765.666.

Ndërkohë në Rusi janë regjistruar 504 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën zyrtare të vdekurve në 58.506. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 24.150 raste pozitive me koronavirus, ndërsa shifra totale e të infektuarve ka arritur në 3.236.787.

Të ngjashme