Futbolli në Gjermani është duke u rikthyer drejt normalitetit, pasi stadiumet pjesërisht kanë filluar të hapen.
Skuadra e famshme gjermane Wolfsburg ka zhvilluar një ndeshje miqësore ditën e djeshme përballë ekipit nga Bundesliga 2, Magdeburg.
E për këtë takim janë hapur pjesërisht dyert e stadiumit, pasi janë lejuar 1100 tifozë të futën për ta parë ndeshjen.
Wolfsburg ka fituar me rezultat të thellë 4-1, në një ndeshje ku ka shkëlqyer edhe sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi.
Reprezentuesi zviceran e shënoi golin e parë dhe të fundit në këtë takim, teksa Daniel Ginczek shënoi dy golat e tjerë për Wolfsburgun.
Ylli shqiptar pas ndeshjes ka thënë për faqen e klubit se ka qenë kënaqësi t’i dëgjojë tifozët në shkallët e stadiumit.
“Edhe pse kishte shumë më pak tifozë se sa në ndeshjet e Bundesligës, por ka qenë shumë mirë t’i dëgjonim ata edhe pse ishin të skuadrës kundërshtare”, ka deklaruar Mehmedi.
Kujtojmë që Wolfsburg në kuadër të Ligës së Evropës do të luaj ndaj klubit shqiptar Kukësit.