Prokuroria Themelore në Gjilanit nuk ka arritur që të sigurojë ende prova se zyrtari i tatimit në pronë në Komunën e Gjilanit B.K. ka përfituar financiarisht me rastin e falsifikimit të dokumenteve të cilat lidhen me tatimin në pronë.
Zyrtari komunal dyshohet se ka pajisur qytetarët me vërtetimin e pagesës së tatimit në pronë ndonëse ata qytetarë nuk i kanë kryer obligimet e tyre ndaj komunës.
Prokurori i rastit, Arben Kadriu, ka thënë se janë duke i zhvilluar hetimet për të cilat më vonë do të ketë edhe informata më të hollësishme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kurse kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi ka marrë njoftimin për arrestimin e zyrtarit komunal ka vendosur për suspendimin e tij nga puna.
e Kosovës ka njoftuar se Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan ka zhvilluar hetime disamujore dhe me autorizim të Prokurorisë kishte siguruar dëshmi se zyrtari komunal ishte përfshirë në falsifikimin e dokumenteve që ndërlidhen me tatimin në pronë.
Vitin e kaluar ishte arrestuar një zyrtar i këtij institucioni për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Gjykata e kishe dënuar B. Bunjakun me një vit burgim efektiv dhe një mijë euro gjobë për veprën penale të marrjes së ryshfetit.