Në Han të Elezit, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë shumicën absolute të votave me postë.
Në këtë komunë, nga 74 vota të diasporës PDK-ja mori 53 prej tyre.
Kryetari aktual që edhe në këto zgjedhje kandidoi si i pavarur, Rufki Suma, mori 16 vota nga diaspora ndërsa Sherif Berisha i Vetëvendosjes mori vetëm tri prej tyre.
Kujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur që komuna e Hanit të Elezit të shkoj në rivotim.