Në Infektivë 60 pacientë me Coronavirus, 90% po trajtohen me oksigjenoterapi

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 11:40 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Klinikës Infektive, Izet Sadiku në një intervistë për Ekonomia Online, tha se  në këtë klinikën javët e fundit kanë pasur rënie të numrit të rasteve me Covid-19.

Tutje, ai tha se 60 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, ku prej tyre 90% janë në osigjenoterapi.

“Në Klinikën Infektive javët e fundit kemi pasur një rënie të numrit të rasteve të hospitalizuar dhe për momentin kemi 60 pacientë prej të cilëve diku 90% janë në oksigjenoterapi”.

Siaps tij, Klinika Infektive që nga 13 marsi vazhdon të jetë klinikë Covid dhe se janë duke trajtuar vetëm pacientët me Coronavirus.

“Klinika Infektive që nga 13 marsi 2020 vazhdon të jetë klinikë Covid dhe vazhdon të trajtojë vetëm raste me Covid-19”, tha ai për EO.

“Nëse vazhdon ky numër të bie edhe më shumë sigurisht që do të diskutohet në nivel të mekanizmave të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar me qëllim që të merret vendimi se a mund të fillojë Klinika Infektive edhe më shërbime tjera. Por momentalisht Klinika Infektive trajton vetëm pacientë me Covid-19″.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3 377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 106 914 raste nga 568 984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 225 raste të vdekjes.

Të ngjashme