Në Iran varroset shkencëtari i vrarë

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Në Iran është zhvilluar ceremonia e varrimit të shkencëtarit të lartë bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh, i cili u vra në një sulm, për të cilin Teherani e ka fajësuar armikun e tij të madh, Izraelin. Televizioni shtetëror transmetoi ceremoninë më 30 nëntor, duke treguar arkivolin e Fakhrizadeh, të mbështjellë me një flamur iranian në një zonë […]

Në Iran është zhvilluar ceremonia e varrimit të shkencëtarit të lartë bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh, i cili u vra në një sulm, për të cilin Teherani e ka fajësuar armikun e tij të madh, Izraelin.

Televizioni shtetëror transmetoi ceremoninë më 30 nëntor, duke treguar arkivolin e Fakhrizadeh, të mbështjellë me një flamur iranian në një zonë jashtë ministrisë së Mbrojtjes në Teheran.

Zyrtarët, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Amir Hatami, morën pjesë në ceremoni, të ulur larg njëri-tjetrit dhe me maska mbrojtëse për shkak të pandemisë së koronavirusit. Fakhrizadeh u vra në një pritë të stilit ushtarak më 27 nëntor në periferi të Teheranit. Irani ka fajësuar Izraelin për sulmin. Ndërsa Izraeli nuk ka pranuar të komentojë.

Asnjë vend nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen, e cila është parë si një përpjekje për të përçarë Teheranin ndaj çdo përpjekjeje për të prodhuar armë bërthamore. Irani ka insistuar që programi i tij bërthamor është për qëllime civile.

“Armiqtë e dinë dhe unë, si ushtar, u them atyre se asnjë krim, asnjë terror dhe asnjë veprim i çmendur nuk do të mbetet pa përgjigje nga populli iranian”, tha Hatami në ceremoni.

Pavarësisht thirrjeve për hakmarrje, një zëdhënës i qeverisë iraniane tha se procesi i diplomacisë është ende i mundur.

Zëdhënësi i qeverisë, Ali Rabiei, tha më 29 nëntor se “ne patjetër nuk duhet të biem në këtë grackë [të veprimit të hershëm ushtarak ose heqjes dorë nga diplomacia]”.

Më parë, Presidenti iranian Hassan Rohani theksoi se vendi do të kërkojë hakmarrjen e tij në “kohën e duhur” dhe nuk do të ngutet dhe të bie në “grackë”.

Rohani shihet si një nga figurat më të moderuara në vend, dhe ka të ngjarë të angazhohet në zbatimin e marrëveshjes bërthamore të arritur më 2015 mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundër Teheranit, më 2018 u tërhoq nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione shkatërruese ndaj Iranit, duke e akuzuar atë për vazhdimin e zhvillimit të armëve bërthamore dhe financimin e veprimtarisë ekstremiste në rajon – akuzat që Irani i ka mohuar.

Në një opinion të botuar më 29 nëntor nga një gazetë i vijës së ashpër iraniane, i bëhej thirrje udhëheqjes së vendit për të sulmuar qytetin izraelit Haifa, nëse përcaktohet se Izraeli kreu vrasjen e Fakhrizadeh.

Komentet u bënë një ditë pasi lideri suprem i Iranit bëri thirrje për hakmarrje për vrasjen e Fakhrizadeh, duke ngritur shqetësime në lidhje me një konfrontim të ri midis Iranit dhe Izraelit ose Shteteve të Bashkuara.

Izraeli thotë se Fakhrizadeh ishte kreu i një programi bërthamor ushtarak iranian dhe ai ishte subjekt i sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara më 2008 për aktivitete të lidhura me programin bërthamor të Teheranit.

Shumë shtete dënuan vrasjen, duke përfshirë edhe vendet që shpesh shihen si rivalë të Iranit.

Emiratet e Bashkuara Arabe më 29 nëntor e quajtën vrasjen një “krim të rëndë”, si dhe u bënë thirrje “të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje për të shmangur tërheqjen e rajonit në nivele të reja të paqëndrueshmërisë dhe kërcënimit të paqes”.

Disa javë më parë, Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e lidhjeve me Izraelin.

Ministri i Jashtëm i Omanit Badr al-Busaidi i tha homologut të tij iranian Mohammad Javad Zarif se Omani dënuan aktin dhe se ai bie ndesh me ligjet humanitare dhe ndërkombëtare.

Një deklaratë më 29 nëntor nga Bashkimi Evropian e përshkroi incidentin si vrasjen e “një zyrtari të qeverisë iraniane dhe disa civilëve”, megjithëse nuk ishte e qartë nëse kishte civilë të vrarë në sulm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme