Policia e Kosovës, ka bërë me dije se një automjet i saj është dëmtuar nga një person me të meta psikike. Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Ekonomia Online.
Ky është njoftimi i Policisë:
Istog 17.04.2020-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me të meta psikike), pasi që i njëjti ka dëmtuar automjetin e policisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.