Në Itali sot janë raportuar 686 të vdekur nga koronavirusi, që është më pak se dje, ku kishin vdekur 827 persona.
Ministria e Shëndetësisë së Italisë ka konfirmuar gjithashtu se sot ka pasur edhe më pak raste të reja me koronavirus, krahasuar me dje, transmeton KOHA.
Sot janë regjistruar 26,323 raste të reja me COVID-19, derisa dje ishin 28,352.
Italia ishte vendi i parë perëndimor që ishte goditur nga virusi, derisa ka regjistruar që nga fillimi i pandemisë 54,363 viktima, që është vendi i dytë me shifrën më të lartë në Evropë, pas Britanisë.
Kurse deri më tani ka pasur 1.564 milion raste me koronavirus.