Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në terren.
Me datën 23 shkurt 2023, rreth orës 18:15 në fshatin Jarinjë e Poshtme gjatë realizimit të detyrave të patrullimit, Policia ka ndaluar automjetin “VW Passat” ngjyrë hiri me targa të Serbisë dhe me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas serb, i cili në rrugë ilegale kishte tentuar të kontrabandonte mallra nga territori i Serbisë.
Mallrat e kontrabanduar përfshijnë:
Farmerka
Këpurdha
Djath
Ajkë dhe
Mallra nga tekstili
Personi i dyshuar, që rezulton të jetë recidivist i veprave të kontrabandës me mallra së bashku me automjetin e tij është dërguar stacionin policor (SPMK) në Leposaviq për procedura të mëtejme ligjore.