Policia e Tetovës ka bërë të ditur se të dielën, rreth orës 19 e 15 minuta, në atarin e fshatit Jazhincë e Tetovës pjesëtarët e policisë nga Stacioni policorë për mbikëqyrje kufitare-Rogaçevë kanë privuar nga liria dy shtetasit e Republikës së Kosovës, 28-vjeçari M.C. dhe 21-vjeçari B.C. të cilët ilegalisht e kanë kaluar kufirin në mes të R.Kosovës dhe R.Maqedonisë informon Ts .mk.
Dy shtetasit e Kosovës janë dorëzuar në Njësitin për krime ndërkufitare, migracion të huaj dhe riatëdhesim, për procedurë të mëtutjeshme.