Në Jemen miliona fëmijë janë në uri të skajshme

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Afro 2.4 milionë fëmijë do të jenë në uri të skajshme deri në fund të vitit, paralajmëron UNICEF-i, duke bërë thirrje për ndihma urgjente, shkruan AL Jazeera.

Me miliona fëmijë janë në rrezik të urisë ekstreme në mes të pandemisë së koronavirusit, i cili po e dërgon këtë shtet të rrënuar nga lufta, në shkatërrim edhe më të madh, ka paralajmëruar OKB-ja, duke kërkuar afro 500 milionë dollarë në ndihma urgjente humanitare, transmeton KOHA.

Në një raport të premten UNICEF-i tha se numri i fëmijëve që vuajnë nga uria mund të arrijë në 2.4 milionë deri në fund të vitit, një rritje prej 20 për qind.

Gjithashtu edhe 6,600 fëmijë më të rinj se 5 vjeç do të vdesin nga shkaqe që mund të parandalohen, ngase pandemia ka dobësuar edhe më shumë sistemin shëndetësor të këtij shteti.

“Shumë fëmijë kanë vdekur në këtë luftë pesë vjeçare dhe kemi frikë se do të humbim edhe më shumë, me përhapjen e COVID-19” tha Sara Beysolow Nyanti, përfaqësuesja e UNICEF-it për Jemen.

“Nuk mund të shpërfillim shkallën e kësaj emergjence, ngase fëmijët tashmë në krizën më të madhe humanitare, po luftojnë për të mbijetuar gjersa Covid-19 po i mbërthen shumë e më shumë”, shtoi ajo.

“Nëse nuk do të kemi ndihma, fëmijët do të shkojnë në uri ekstreme dhe shumica do të vdesin”.

Raporti i UNICEF-it tha se afro 9.58 milionë fëmijë nuk kanë qasje të mjaftueshme ndaj ujit të pijshëm, kushteve sanitare dhe higjienës, kështu duke u rrezikuar edhe më shumë ndaj infektimeve.

Në një takim të mbyllur të Këshillit të Sigurisë së OKB-së, zyrtari i OKB-së për ndihma humanitare, Mark Lowcock ka paralajmëruar se shumë e më shumë njerëz do të vdesin nga uria, të infektohen më COVID-19, të vdesin nga kolera dhe t’i shikojnë fëmijët e tyre duke vdekur ngase nuk janë imunizuar për sëmundjeT vdekjeprurëse.

Të ngjashme