Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se gjatë punimeve në pronën e tij kishte hasur në disa mjete të dyshuar eksploduese. Njësia për deminim Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e 25 granata dore, 11 mina anti-këmbësorike, 3 detonator dhe 1 ndezës hundor për morëtajë të dorës. Ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka dalë në një lokacion tjetër ku dyshohet se ka edhe disa mjetet të dyshuara eksploduese.
Ndërsa sot me 24.05.2019 pas vazhdimit të gërmimit në të njëjtin vend, njësitet e PK-së dhe FSK-së, kanë lokalizuar një bunker ku janë gjetur 435 arka me nga me fishekë të kalibrit 14,7 mm , gjithsejtë 20.422 fishekë të cilët janë tërhequr nga ana e njësisë për deminim të PK –së.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, me rast janë duke u marrë Sektori i hetimeve rajonale.