Ekipi mjekësor i Shërbimit të Kardiokirurgjisë i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë ka kryer dy operacione që më parë nuk ishin kryer në QKUK.
U realizua operimi i pacientes me probleme të lindura të zemrës, njëkohësisht i bëhet edhe bypas, i njohur si operimi (ASD+CABG ), te pacientja A.V. e lindur në vitin 1979 në Suharekë.
Ekipi mjekësor përbëhej nga Prof. Dr. Adem Grbolar, Ass. Dr. Arber Kutllovci, Dr. Shpejtim Shurdhiqi dhe Dr. Ramë Alaj, të ndihmuar nga anesteziologët Dr. Shkelzen Muriqi, Dr. Doruntina Bunjaku. Ekipi mjekwsor u mbwshtetw nga infermierët e anestezionit, instrumentaret dhe perfuzionistët e Kardiokirurgjisë.
Ndërsa në rastin tjetër, është bërë operimi urgjent i pacientit me infarkt akut masiv të zemrës, tek pacienti 50 vjeçar, pasi qw nuk ishte i mundur rekanalizimi (hapja enws tw mbyllur) me metoda të kardiologjisë invazive. Pacienti që përjetoi arrest kardiak (vdekje klinike), transferohet në sallë të kardiokirurgjisë ku realizohet CABG (bypass).
Operimi u realizua në mesnatën e datës 10.03.2018, nga ekipi operatorë i përbërë ngaAss. Dr. Rifat Brahimaj, Ass. Dr. Arbër Kutllovci, Dr. Shpejtim Shurdhiqi dhe Dr. Endrit Shala. Ekipi i Anestezionit, në përbërje nga Dr. Dafina Matoshi, Dr. Doruntina Bunjaku dhe Dr. Suzana Vllasaliu, poashtu të mbështëtur edhe nga ekipi i perfusionistëve; Bernard Berisha, Genc Tasholli, Teuta Bajramaj, instrumentare, Trina Mustafa.
Rastet e lartpërmendura dëshmojnë përparësitë dhe dobitë që ka pasur për pacientët aktivizimi i shërbimit 24- orësh nëShërbimin Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invasive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.