Një nënë 24-vjeçare nga Lushnja është shpallur në kërkim nga policia pasi braktisi fëmijën e saj.
Burime të Policisë, bëjnë të ditur se po punohet për kapjen e 24 vjeçares nga fshati Çermë.
Komisariati i Policisë Lushnje
Më datë 27.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe punohet për kapjen e shtetases S. Ç., vjeçe 24, banuese në fshatin Çermë, për veprën penale parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.
Neni 124
Braktisja e fëmijëve të mitur
(Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr. 8733, datë 24. 01. 2001)
Braktisja e fëmijës nën moshën 16 vjeç nga prindi ose personi që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e fëmijës, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.