Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane në Macerata, i akuzuar si kreu i një bande hajdutësh.
Banda mësohet se ishte e ‘specializuar’ në vjedhjet e shtëpive në zonën e Macerata.
Policia italiane ka bërë të ditur se Mahmut Gega, 26 vjeç është vënë në pranga gjatë ditës së djeshme. Siç shkruajnë mediat italiane, shqiptari është një person me rrezikshmëri të lartë jo vetëm si drejtues i bandës së hajdutëve, por kërcënonte pronarët e banesave që t’i jepnin paratë dhe sendet me vlerë.
Në Shqipëri, Gega është i akuzuar edhe për vrasje.