Në këtë pjesë të Fushë-Kosovës do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP)  me anë të njoftimi për media bën të ditur se pjesa që furnizohet me ujë nga gypi i ri /  Fabrika e Trajtimit të ujit Shkabaj deri në Fushë Kosovë se, gjatë ditës së nesërme 2 tetor 2019,e mërkurë duke filluar nga ora 09:00 – 12:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është kyçja e 150–të konsumatorëve të fshatit Nakaradë në gypin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas KRUP këta 150 konsumatorë deri më tash janë furnizuar me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni/Kuzmin në Fushë Kosovë, ndërsa nga dita e nesërme do të furnizohen me ujë nga Fabrika e Trajtimit të ujit në Shkabaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme