Mesa duket diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un nuk ndalet së imponuari mënyra sjelljesh tek qytetarët koreanë. Së fundmi Pheniani zyrtar ka publikuar 2 fotografi në të cilën tregohen modelet e flokëve që duhet të kenë koreano-veriorët.
Burrat dhe gratë në Korenë e Veriut kanë mundësi zgjedhjeje vetëm 15 modele flokësh. Por ajo që është më e çuditshmja është fakti që modeli i flokëve të Kim Jong-un nuk është i përfshirë në këtë listë.
Kjo nuk është hera e parë që Kim Jongun ka detyruar qytetarët që të ndjekin një model të caktuar flokësh. Më herët në vitin 2015, të gjitha gratë ishin të detyruara që të kopjonin modelin e flokëve të gruas së tij , kurse meshkujt mund të mbanin prerje flokësh jo më të gjata se 2 cm.