Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë do të ketë punime teknike në rrugën “Rexhep Mala” në Prishtinë ku do të bëhet realizimi i kyçjeve në linjën e re në magjistralen e gypit furnizues
”Për shkak të këtyre punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm të Shtunën që nga ora 04:00 – 19:00 në rrugën Agim Ramadani, lagjen Ulpiana, lagjen e Muhaxherëve, Dardania (objektet e mëdha afër Postës dhe Termokosit) dhe një pjesë të lagjes së Spitalit.
Këto punime janë duke u bërë në kuadër të projekteve investive nga ujësjellësi i kryeqytetit me qëllim të ngritjes së kapaciteteve që ka.