Në Kinë gjendet Coronavirusi edhe në karkaleca të detit të ardhur nga Ekuadori

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Një qytet në provincën lindore të Kinës, Anhui, ka njoftuar se është gjetur koronavirusi i ri në paketimet e karkalecëve të detit nga Ekuadori, njoftojnë mediumet kineze të mërkurën. Është rasti i radhës i virusit të zbuluar në produkte të importuara, shkruan agjencia Reuters.

Koronavirusi është gjetur në paketimin e jashtëm të karkalecëve të ngrirë të blerë nga një restorant në qytetin Wuhu, kur autoritetet lokale kanë bërë një kontroll rutinore, ka njoftuar televizioni kinez CCTV.

Ky lajm vjen një ditë pasi një qytet në provincën Shandong ka gjetur virusin në pako të ushqimit të detit të ngrirë, po ashtu të importuar, ndonëse nuk ka treguar se nga është origjina.

Që nga korriku, disa qytete kineze kanë raportuar raste, përfshirë qytetet bregdetare Xiamen dhe Dalian, duke shtyrë Kinën të pezullojë importimet nga tri kompani ekuadoriane që merren me karkaleca të detit.

CCTV ka njoftuar të mërkurën se në restorantin në Wuhu janë ruajtur produktet e kontaminuara në frigorifer që nga blerja dhe gjitha produktet janë izoluar tashmë.

I janë bërë testet punëtorëve, ushqimit dhe pjesës së brendshme të restorantit, si dhe stafit të kompanisë që ka shitur karkalecat dhe familjeve të tyre dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

Të ngjashme