Policët mbipeshë të Kinës, janë të detyruar të “punojnë” për dy javë në një kamp të veçantë për kilet e tepërta. Ata do të dërgohen në Qendrën e Trajnimit të Policisë Qendrore, e cila gjendet në qytetin qendror të Pak Chong, për t’iu nënshtruar dietës dhe stërvitjes intensive, si pjesë të një programi për të humbur peshë.
“Shumë problematike nëqoftëse je një polic i shëndoshë. Punohet dhe lëvizet ngadalë, teksa shkohet për të kryer detyrën”.
Sipas zbatuesit të këtij programi:
“Kjo është e papranueshme nëse je një oficer i ngarkuar me arrestimin e krimininelëve, pasi duhet të jesh i shkathët dhe i shpejtë”.