Nisin punimet e rrugës që lidh Malishevën me Klinën e gjatë katër kilometra

????????????????????????????????????
Prishtinë | 25 Tet 2019 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Kanë nisur punimet në rrugën me gjatësi prej katër kilometrash, që lidhë fshatin Rudë të Komunës së Malishevës, me fshatin Sferkë të Komunës së Klinës.

Ky është një projekt i Ministrisë së Infrastrukturës, ku participojnë edhe komunat e tjera në këtë investim të infrastrukturës rrugore.

Nga afër punimet i ndoqi nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Ai shprehu gatishmërinë që e Komunës që çdo gjë të jetë brenda afatit kohor, të planit dhe dinamikës së paraparë që punimet të përfundojnë me kohë dhe lëvizja e banorëve ta shfrytëzojë për qarkullim të nevojave njerëzore dhe ekonomike këtë rrugë, njofton Komuna e Malishevës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme