Malisheva dhe AKEE nënshkruajnë marrëveshje për efiçiencë të energjisë

Malisheva | 25 Jan 2021 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Malishevës dhe Agjencia e Kosovës për Efiçencë të Energjisë u pajtuan për bashkëpunim dhe implementim të pilot projektit “Promovimi i Efiçencës së Energjisë në nivel lokal përmes zbatimit të masave të Efiçencës së Energjisë”.

Sipas njoftimit për media, marrëveshja u nënshkrua mes Arsim Kuliqit, kryeshef ekzekutiv dhe nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Komuna thotë se ky projekt do të realizohet brenda periudhës tre vjeçare dhe të dyja palët janë kontribuues financiar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme