110 raste aktive me Covid-19 në Malishevë

Malisheve | 20 Jan 2021 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se sot në territorin e Komunës së Malishevës 6 persona janë shëruar nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 11 raste të reja të infektuara.

Nga 3 raste të infektuara janë në Drenoc dhe Carrallukë, nga 2 raste në Turjakë dhe Gurbardh dhe 1 rast në Bellanicë.

Nga kjo komunë është thënë se 110 raste janë aktive me këtë virus në Malishevë, ndërsa deri tani 40 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

“Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar 667 persona, prej tyre 517 janë shëruar, 40 kanë vdekur dhe aktiv me Covid-19 janë 110 persona”, është thënë nga kjo komunë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme