Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës ku është përuruar laseri LightWalker që përdoret për trajtimin e indeve të forta dhe të buta
Zemaj ka falënderuar stafin shëndetësor të kësaj klinike për punë e bërë.
Postimi i plotë i tij:
Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës pranë ShSKUK-së, me rastin e vizitës se sotme u përurua laseri LightËalker që përdoret për trajtimin e indeve të forta dhe të buta.
Pajisja e prodhuesit Fotona ka dy llojet e laserit Er: YAG dhe Nd: YAG.
Kombinimi i këtyre dy gjatësive valore të laserëve, mundëson trajtimin e sëmundjeve parodontale, periimplantiteve, restaurimin e prishjeve nga kariesi, trajtimin e kanaleve të rrënjëve, vendosjes së implantëve etj.
Puna e madhe e dr. Shefqet Mrasorit, stafit akademik e profesional sikurse edhe stafit mbeshtetës që është bërë ketu më parë por edhe gjatë pandemisë është për çdo lëvdatë!