Në Klinikën Infektive po trajtohen 33 raste me Coronavirus, një në gjendje të rëndë

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë të hospitalizuar gjithsej 33 raste me Covid -19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 të hospitalizuar në Klinikën Infektive është si vijon;

27 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.

Sot, nga klinika do të lirohen 2 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid-19, ndërsa 5 pacientë Covid -19 pozitiv lirohen në gjendje të mirë shëndetësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme