Në kohë pandemie, u vihet zjarri maleve në Budakovë të Suharekës

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Në malet e fshatit Budakovë në komunën e Suharekës, ka filluar një zjarr i madh, por zjarrfikësit e kësaj komune kanë dalë në vendin e ngjarjes, shkruan Gazeta Metro.


Organizata Vullnetare Zjarrfikëset dhe Shpëtimit, ka njoftuar në Facebook se sonte rreth orës 21:30 minuta, ka filluar një zjarr në malet e fshatit Budakovë.

Me të marrë informatën, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe janë duke u përballur me zjarrin.

Ata kanë apeluar te qytetarët që të kenë kujdes me vënien e zjarreve në këtë kohë pandemie dhe kanë kërkuar që ato të ndalen.

Më poshtë njoftimi i tyre

Ne keto orë të vona 21:25 minuta,Zjarrëfikësit përballen me zjarre në Malet e Fshatit Budakovë…Apeloj te gjithë…

Gepostet von Organizata Vullnetare Zjarrëfikëset dhe Shpëtimit. am Freitag, 10. April 2020
Fotografia e Organizata Vullnetare Zjarrëfikëset dhe Shpëtimit.

Të ngjashme