Në komunën e Rahovecit, orari i ndalimit të qarkullimit vazhdon të jetë i njëjtë

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Rahovecit përmes një komunikate ka njoftuar se në këtë komunë orari i ndalimit të qarkullimit do të vazhdon të jetë i njejtë.

Komunikata e plotë:

Sapo kemi pranuar vendimin nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me përcaktimin e orarit për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private.

Në komunën e Rahovecit, orari i ndalimit të qarkullimit vazhdon të jetë i njëjtë, si deri më tani: nga ora 17:00 deri në orën 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

Gjatë periudhës së ndalimit të qarkullimit, mundësohet qarkullimi i operatorëve ekonomik të klasifikuar sipas kodeve NACE.

Ju lutem qëndroni në shtëpi, vetëm kështu mund të ruajmë shëndetin tonë, të familjarëve dhe miqve që na rrethojnë.

Do të jemi bashkë në fitimin e kësaj beteje, durim dhe vetëm durim!

Të ngjashme