Në Kosovë është një numër i vogël i njerëzve që i besojnë njëri-tjetrit.
Derisa rreth 87.4% e qytetarëve mendojnë se duhet të jeni të kujdesshëm kur keni punë me të tjerët, vetëm 12.6% janë të mendimit se shumicës së njerëzve mund t’u besohet, shkruan sot Koha Ditore.
Këto të dhëna janë publikuar në Indeksin Kosovar të Shoqërisë Civile nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.
Këtë dukuri sociologët e shohin si rezultat të mangësisë së integritetit dhe bagazhit kulturor të individit në raport me të tjerët, humbjen e ndershmërisë dhe mirëbesimit reciprok, simpatisë me të tjerët, ku synimi shihet si diçka individuale e jo në të mirë të shumicës apo ndonjë gjesti altruist