Pas reshjeve të shiut që ranë dy ditët e fundit, në ditët e ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave anticiklonike që shtrihen nga Afrika veriore, përgjatë Evropës lindore deri në Skandinavi.
Nën këto kushte meteorologët presin përmirësim të motit, e ditën e premte edhe intervale më të gjata me diell. Ndërkohë nga Afrika veriore masa të ngrohta ajrore do të shtrihen edhe mbi rajon që do të rrisin temperaturat mbi vlera mesatare.
Ditëve të fundjavës, një vorbull ciklonike nga Atlantiku pritet të afrohet mbi rajonin tonë, ku vende-vende mund të sjellë mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht orëve të pasdite dhe mbrëmjes, e në fillim të javës sërish pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi.
Sipas parashikimeve të fundit, javën e ardhshme edhe pritet të depërtojnë masa më të ftohta ajrore, që mund të sjellin mundësi edhe për reshje bore.
Në ditët e ardhshme nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, andaj edhe vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të luhaten ndërmjet vlerave normale dhe të pashëndetshme.
22.11 – Mot kryesisht me vranësira. Herët në mëngjes dhe paradite vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
23.11 – Në mëngjes pjesërisht vranët, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Gjatë ditës mot kryesisht me diell.
24.11-25.11 – Në fundjavë mot më i butë, kryesisht me vranësira. Të shtunën gjatë mbrëmjes mundësi për riga lokale shiu. Të dielën pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu.
26.11 – Mot kryesisht i vranët, kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu.
Temperaturat e ajrit, do të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga +1C deri në +5C, e maksimalet nga 8C deri në 12C.
Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja dhe lindja 1-2m/s. Shtypja atmosferike, do të rritet mbi vlera normale, e nga fundjava gradualisht do të pësojë rënie.