Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dy pacient të dyshimtë në Koronavirus COCID-19.
Pacientet kanë pasur ethe, kollë të thatë të rrallë, lodhje dhe molisje dhe pengesa në frymëmarrje.
Dy pacientët u vizituan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK të cilëve iu morën mostrat për testim laboratorik në Coronavirus SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B.
Mostrat për testim janë sjellë në laborator të Instituti Kombëtar dhe kanë hy menjëherë në punë.
Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në koronavirus COVID-19 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR te dy pacientë.
Testi ka përfunduar në ora 00.30 pas mesnate dhe ka rezultuar negativ për të tri analizat, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe as me influenza A dhe B, transmeton Ekonomia Online.
Ekipet e Institutit Kombëtar po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë.