Në Kosovë po trajtohen 102 pacientë nga Covid-19

Prishtinë | 10 Tet 2021 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, po trajtohen 102 pacientë.

Prej tyre, 66 me oksigjeno-terapi dhe 5 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 23 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 8 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë, Spitali i Prizrenit, 11 pacientë, Spitali i Gjakovës, 4 pacientë, Spitali i Gjilanit, 11 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 14 pacientë.

Të ngjashme