Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë mirëpret Ansamblin e Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë (USAFE) i cili do të interpretojë me rastin e festimeve të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Kemi nderin që na është dhënë e mundësia për të interpretuar në këtë ngjarje të veçantë,” tha nënkoloneli Don Schofield, komandant i Ansamblit USAFE, i cili do të shoqërojë përafërsisht 15 muzikantë gjatë këtij udhëtimi. “Interpretimet si ky krijojnë mundësi për ndërtimin e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Kosovës duke forcuar mirëkuptimin dhe vlerësimin kulturor të ndërsjellë përmes angazhimeve popull-me-popull, partneriteteve, dhe miqësive”, shtoi ai.
Gjatë qëndrimit në Kosovë ansambli poashtu do të vizitojë trupat e SHBA-ve dhe të koalicionit në kuadër të Forcës së Kosovës, i njohur si KFOR, që është një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO, e që gjendet në këtë vend që nga viti 1999. Orari i interpretimeve publike të ansamblit gjatë vizitës është si vijon:
E enjte, 15 shkurt
20:00
Interpretim në Bulevardin Nëna Tereze, Prishtinë
E hapur për publikun
E diel, 18 shkurt
12:00
Interpretim në Sheshin Shadërvan në Prizren
E hapur për pubikun
19:00
Interpretim në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë
E hapur për publikun