Në kuadër të “Javës së Biznesit Kosovar”, kryeministri bën apel për konsumimin e produkteve vendore

Prishtinë | 24 Nën 2017 | 14:02 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB)-në, në kuadër të “Javës së Biznesit Kosovar”, e cila ka për qëllim promovimin e produkteve vendore.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se qëllimi kryesor i Qeverisë do të jetë krijimi i kushteve për prodhim, derisa apeloj tek qytetarët që të konsumojnë produkte vendore, raporton Ekonomia Online

“Konsumoni  prodhimet e Kosovës, pasiqë janë më cilësore sesa ato që importohen”, tha kreu i qeverisë.

Ai shtoi se “Javët e Biznesit Kosovar 2017”, është një dëshmi se jemi në krah të prodhuesve vendës dhe se roli i qeverisë është që t’i shqyrtoj e realizoj kërkesat e biznesit vendës apo që ti elimnojë barrierat që hasin prodhuesit.

Sipas tij Javët e Biznesit Kosovar ndryshuan mentalitetin konsumues dhe ky është projekt kapital i AKB-së nga viti 2003 që e kanë përcjell nga këndëvështrime të ndryshme.

“Do të jemi në krah të prodhuesve vendës në mënyrë që kapitali të mbetet tek ata që e krijojnë. Qëllimi i Qeverisë së vendit si tani ashtu edhe në të ardhmen ka me qenë në dobi të biznesit dhe konfirmojmë se barrierat me të cilat përballen do të eliminohen”

“Rritja ekonomike është sfidë e përbashkët dhe duhet angazhim i të gjithëve që të kemi rezultate të rritjes ekonomike”, tha kryeministri. Ai premtoi se nuk do të kursehet, edhe pse sikur që biznesei ka probleme, ashtu telashe kanë edhe institucionet”, u shpreh kryeministri.

Në anën tjetër, kyetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB)-së, Agim Shahini tha se synim kryesor është të rritet vetëdija  për prodhimet vendore dhe ajo e prodhuesve për të prodhuar produkte cilësore, raporton EO.

“Synim është të rritet vetëdija konsumuese për prodhime vendore dhe ajo e prodhuesve për të prodhuar produkte cilësore dhe përkushtimi i institucioneve për të bërë kushte më të mira për prodhuesit. Prodhuesit besojnë në fuqinë tuaj, që do të merrni vendime për prodhuesit e vendit”

“Bizneset janë të gatshme të bëjnë aktivitetin e vet në tregun e Kosovës, nëse janë të barabartë me konkurruesit nga jashtë. Rritja ekonomike 4.4 për qind,  shpresojmë të rritet më shumë. Javët e biznesit fillojnë me datë 29  nëntor, në tërë Kosovën . Rreth 700 milionë euro i marrim nga diaspora dhe do të edhe shkojmë atje që  ti promovojmë prodhimet tona. Diaspora janë investitorët potencial të prodhimtarisë tonë”, tha Shahini.

 

Të ngjashme