Në kuadër të Samitit të Zagrebit sot përmes një vide-konference do të mbahet edhe një takim i Partive Popullore Evropiane në të cilën do të marrë pjesë edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me ftesë të presidentit të EPP-së, Donald Tusk.
Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Kryetari i LDK-së, Dr. Isa Mustafa, sot me ftesë të Presidenti të EPP-së, z. Donald Tusk, do të merr pjesë në takim – videokonferencë, me Liderët e EPP-së, organizuar nga Partitë Popullore Evropiane, në kuadër të Samitit të Zagrebit”, thuhet në njoftim.
Në këtë Samit të EPP-së do të marrin pjesë liderët e institucioneve dhe të opozitës nga 27 vende të BE’së dhe Ballkanit Perëndimor.
Kreu i LDK’së në këtë takim do të flasë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, sfidat dhe për liberalizimin e vizave.
“Në këtë takim Kryetari Mustafa, do t’i diskutoj prespektivat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, sfidat me të cilat po përballemi, kërkesën për liberalizim të vizave, por dhe mundësitë për mbështetjen e EPP-së për rajonin”, përfundon njoftimi.