Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore kundër Kancerit, ekipet e Mjekësisë Sociale nga IKSHPK dhe Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik (QRSHP) kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh informuese dhe edukative për qytetarët dhe grupet e synuara.
Janë mbajtur ligjërata dhe sesione informuese në lidhje me parandalimin, zbulimin e hershëm dhe stilin e shëndoshë të jetës në luftën kundër kancerit.
Prishtinë
Në kuadër të Javës për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, QRSHP Prishtinë zhvilloi një sërë aktivitetesh edukativo-shëndetësore me ligjërues Dr. Valbona Maloku, si dhe specializantët e IKSHPK-së Dr. Valon Kryeziu dhe Dr. Flutura Nuhiu:
• SHFMU “Naim Frashëri”, Prishtinë
• SHFMU “Mihal Grameno” – Aneksi II, Fushë Kosovë
• IP “Fatosat”, Prishtinë, ligjërata për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe ligjëratë për higjienën.
Ferizaj
Në kuadër të aktiviteteve për Javën e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës, Dr. Diana Jerliu nga Departamenti i Mjekësisë Sociale në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik (QRSHP) Ferizaj, ka mbajtur ligjëratë vetëdijësuese në SHFMU “Ilaz Thaqi” në Han të Elezit me mësimdhënëset e shkollës, me qëllim informimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm për kancerin e qafës së mitrës.
Gjilan
Në Rajonin e Gjilanit janë zhvilluar një sërë aktivitetesh në kuadër të promovimit dhe edukimit shëndetësor, në koordinim me Këshillat Komunalë për Edukim Shëndetësor (KESH).
Në fokus të këtyre aktiviteteve kanë qenë ligjëratat vetëdijësuese për kancerin e qafës së mitrës nga Dr. Igballe Qerimi:
• QRSHP Gjilan– ligjëratë për punëtorët shëndetësorë
• QRSHP Gjilan – ligjëratë për punëtorët e laboratoreve ku bëhet analiza e mishit dhe vezëve
• SHFMU “Ndre Mjeda”, Kabash, Viti – ligjëratë për stafin mësimdhënës dhe nxënësit
• SHFMU “Nazmi Pajaziti”, Radivojcë, Viti– ligjëratë për stafin mësimdhënës
• SHML “Jonuz Zejnullahu”, Viti– ligjëratë për mësimdhënësit dhe nxënësit
• QRSHP Gjilan – ligjëratë për stafin e çerdhes dhe nënat e fëmijëve
• QKMF Viti– ligjëratë për punëtorët shëndetësorë
• SHLM “Asllan Elezi”, Gjilan – ligjëratë për nxënësit e klasave të XII-ta.
Mitrovicë
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore kundër Kancerit, QRSHP Mitrovicë zhvilloi aktivitete vetëdijësuese në shkollat e rajonit, ku u mbajtën ligjërata informuese për rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit:
• Shkolla e Mesme Profesionale “Bahri Haxha”, Vushtrri
• Shkolla e Mesme Profesionale “Anton Çeta”, Skenderaj
Ligjëratat u mbajtën nga departamenti i Mjekësisë Sociale në QRSHP Mitrovicë: Dr. Sylejman Meholli, Nysret Ymeri dhe Nekibe Hyseni.
Pejë
Në kuadër të Javës për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe Ditës botërore të kancerit, QRSHP Pejë zhvilloi një sërë ligjëratash dhe aktivitetesh sensibilizuese në institucione shëndetësore, shkolla dhe komunitete lokale. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte rritja e ndërgjegjësimit për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit, promovimi i kontrolleve të rregullta mjekësore, vaksinimit kundër HPV-së, stilit të shëndetshëm të jetesës, si dhe ulja e stigmës ndaj personave që jetojnë me kancer.
Aktivitetet u zhvilluan me pjesëmarrjen e stafit shëndetësor, arsimtarëve dhe grave të komunitetit:
• QRSHP Pejë
• Shkollën e Mesme të Artit “Odhise Paskali”, Pejë
• QKMF-të në Pejë, Deçan dhe Klinë
• Komunitetin dhe grupet e ndjeshme, Istog
Ligjëratat u organizuan nga Dr. Lendita Gjota Krasniqi në bashkëpunim me anëtarët e KESH-it rajonal.
Gjakovë
Në kuadër të aktiviteteve për edukim dhe promovim shëndetësor, në rajonin e Gjakovës janë zhvilluar ligjërata dhe aktivitete sensibilizuese :
• QRSHP – Gjakovë
• QKMF – Rahovec
• QMF në Skivjan, Orizë, Cërmjan dhe Brekoc, me stafin shëndetësor dhe komunitetin e grave
• SHFMU “Mazllom Këpuska” – Gjakovë
• SHFMU “Zenel Sadiku” – Babaj i Bokës
• SHMLM “Hysni Zajmi” – Gjakovë, me stafin arsimor dhe nxënësit
• Shoqata e grave “Ia vlen të jetosh” – Gjakovë, me gratë e shoqatës
Prezantimet janë mbajtur nga mjekët dhe infermierët e angazhuar në edukim dhe promovim shëndetësor në rajonin e Gjakovës.
Ligjërues kanë qenë: Dr. Shkëlzen Kurtaj (QRSHP Gjakovë), Dr. Elbunit Kryeziu, Dr. Rita Macula, Dr. Astrida Qurdina, si dhe infermieret Adelina Puka, Teuta Qarkagjia, Vjollca Xhiha dhe Arbnora Xheravina.
Gjatë zhvillimit të aktiviteteve në institucione dhe komunitete, në IKSHPK dhe QRSHP është bërë shpërndarja e materialeve edukativo-shëndetësore.
IKSHPK së bashku me QRSHP-të, mbeten të përkushtuar në promovimin e shëndetit dhe rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për sëmundjet malinje.