Në Kushtetuese për herë të tetë dorëzohen dosjet për kompensimin e dëmeve të luftës

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 09:41 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata Jo Qeveritare “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar për herë të tetë dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit te padisë për kompensimin e dëmeve të luftës, raporton Ekonomia Online.

Jahir Bejta, drejtor i kësaj organizate, tha se gjykatat nuk po shqyrtojnë paditë për kompensim dëmeve të luftës me arsyetimin që nuk janë kompetente, e që sipas tij, kjo nuk qëndron.

“E drejta e shqyrtimit të padive është parapare në mënyrë decidive me Ligjin për Procedurën Kontestimore me Kushtetutë dhe me Konventën ndërkombëtare për Liritë dhe të Drejtat Themelore”.

Ai më tej ka shtuar se kur Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Evropës, mund të gjobitet  për shkak të abuzit të gjyqësorit me ligjin në dëm të viktimave.

“Gjykata e rregullta bazohen në nenin 18.3 që nuk ka kompetencë dhe për lëndët e dëmeve të luftës”.

“Këtu është mungesa e vullnetit politik ndaj viktimat i ka lënë në baltë dhe Gjykata Evropiane me ka konstatuar se shteti nuk është në anën e viktimave”.

“Shteti mund të dënohet për shkak të abuzimit me ligjin. Dhe një ditë do të jemi pjesë e Këshillit të Evropës”.

Të ngjashme