Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka kujtuar momentin historik të paraqitjes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa deputetët u ftuan të ndjekin pamjet e asaj dite historike, raporton Ekonomia Online.
Në sallën e Kuvendit të Kosovës është prezantuar videoja e daljes së parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), më 28 nëntor 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.
E, para shfaqjes së videos, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu rikujtoi ngjarjet e nëntorit të vitit 1997, të cilat i paraprinë paraqitjes publike të UÇK-së, duke theksuar rëndësinë e tyre në historinë e vendit.
Haxhiu tha se këto ditë kanë rëndësi të veçantë për Kosovën, duke ndërlidhur edhe Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rrënjët e saj historike në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
