Në Leposaviq raportohet një rast i mashtrimit, Policia apelon te qytetarët që të kenë kujdes

Prishtinë | 05 Shk 2026 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Më datë 04.02.2026, rreth orës 17:15, në Stacionin Policor Leposaviq është raportuar një rast i mashtrimit. Sipas hetimeve fillestare, rasti ka ndodhur më 03.02.2026, ku ankuesi dyshohet se është mashtruar nga i dyshuari (shoku i tij), i cili me pretekst të rremë ka arritur të sigurojë kartelën bankare të ankuesit, duke pretenduar se babai i tij do t’ia kryente një obligim kreditor që kishte ndaj bankës. Më pas, pa dijeninë dhe pëlqimin e ankuesit, i dyshuari ka tërhequr nga llogaria bankare shumën prej 600 euro.

Në lidhje me rastin, në stacionin policor është intervistuar i dyshuari D.S.,(2003). Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas intervistimit është liruar, ndërsa i njëjti do të hetohet për veprën penale “Mashtrim”.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes  dhe të mos bien pre e mashtrimeve, duke qenë të kujdesshëm në dhënien e të dhënave personale dhe bankare. Për çdo rast të dyshimtë, qytetarët të kontaktojnë  Policinë e Kosovës përmes:

📞 192 – numri emergjent

📞 0800 19 999 – linjë pa pagesë

📞 038/504 504 4800 – linjë pa pagesë

📞 038/504 504 4801 – linjë pa pagesë

📞 045/960-572

📱 Aplikacioni “Lajmëro Policinë”

Të ngjashme