Para fillimit të eliminatoreve për Kampionatin Botëror, Kosova do të ballafaqohet me Lituaninë në një ndeshje miqësore me 24 mars.
Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën e 24 marsit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Koha e saktë se kur fillon ndeshja do të zbulohet pak më vonë.
Kjo do të jetë përballja e parë midis ekipeve kombëtare të Lituanisë dhe Kosovës – pasi deri më tani të dy ekipet nuk janë takuar në ndeshje miqësore dhe zyrtare.
“Ne jemi shumë të kënaqur të shpallim kundërshtarin tonë të parë këtë vit – ekipin e Kosovës. Do të jetë një provë vërtet e shkëlqyer për ekipin kombëtar të Lituanisë përpara fillimit të betejave për eliminatoret e 2022 të Kampionatin Botëror”.
“Ne shpresojmë shumë që virusi COVID-19 të mos e pengojë këtë udhëtim dhe që ekipi ynë të jetë në gjendje të bëjë të lumtur tifozët e futbollit tonë” , ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i LFF, Edgaras Stankevicius.