Në Lluzhan arrestohet një shtetas serb

Prishtinë | 13 Tet 2018 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i Serbisë është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt, pas përpjekjes së tij që duke iu ofruar 20 euro zyrtarëve policorë të Kosovës t’i shpëtojë shqiptimit të një gjobe.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës, më 12.10.2018, rreth orës 08:40.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti u ka ofruar 20 euro zyrtarëve policor me qellim që të njëjtit mos ti shqiptojnë tikete për kundërvajtje në trafik. Monedha është konfiskuar, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, raporton PK-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme