Aeroporti i qytetit të Londrës është mbyllur më 11 janar pasi është gjetur një bombë e kohës së Luftës së Dytë Botërore afër lumit Temza.
Arma është zbuluar gjatë punimeve të planifikuara afër portës së aeroportit të Londrës.
“Nga policia ka nisur zbatimi i masës përjashtuese prej 214 metrash. Si rezultat, Aeroporti i qytetit të Londrës është aktualisht i mbyllur”, është thënë në deklaratën e aeroportit.
Zyrtarët kanë thënë se ekipet e specializuara së bashku me marinën mbretërore janë duke punuar në reduktimin e rrezikut për publikun, derisa udhëtarëve u është thënë të shmangin aeroportin.
“Të gjithë pasagjerët që kanë planfikuar të udhëtojnë nga Aeroporti i qytetit të Londrës këshillohen të kontaktojnë agjencitë e fluturimeve për informacione të tjera”, është njoftuar në këtë deklaratë.
Ky aeroport është shumë më i vogël në krahasim me Aeroportin Heathrow që gjendet më larg kryqytetit.
Londra është goditur nga mijëra bomba gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga forcat ajrore të Gjermanisë në periudhën e shtatorit 1940 deri në maj të vitit 1941.