Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër të Britanisë së Madhe, ku si pasojë e një sulmi brutal në rrugë ka humbur jetën një 22-vjeçar.
Viktima është Fatjon Oruçi nga Kukësi, i cili vdiq tragjikisht pasi u sulmua nga disa persona në një rrugë të qytezës Rotherham, rreth orës 01:20 të mëngjesit të së shtunës, në 1 janar, raportojnë mediat në gjuhën angleze.
Autopsia zbuloi se 22-vjeçari shqiptar ishte dhunuar dhe qëlluar disa herë me thikë nga autorët.
Autoritetet britanike arrestuan një 26-vjeçar dhe një femër 20-vjeçare në lidhje me vrasjen.
Të dyshuarit janë marrë në pyetje dhe janë duke u hetuar për ngjarjen. Një tjetër 23-vjeçar u ndalua në datën 4 janar, por u la i lirë për mungesë të provave që e lidhin me ngjarjen. Hetimet për këtë rast të rëndë vazhdojnë.
Për këtë ndodhi të tmerrshme, kanë shkruar shumë media britanike, mes tyre edhe gjigandi mediatik BBC.