Deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me ethe hemorragjike (EHKK), ndërsa edhe numri i rasteve te pickimeve nga rriqrat është në rënie, në raport me vitet e kaluara. Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, e cila është udhëhequr nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në këtë komunë, Hajdin Berisha, duke raportuar në mbledhjen e sotme, tha se pothuajse kanë përfunduar së realizuari të gjitha masat mbrojtëse në raport me luftimin dhe parandalimin e EHKK dhe aktualisht është duke u realizuar vetëm edhe faza e katërt e repelimit të kafshëve.