Një zjarr i madh mësohet se ka rënë në kodrat e fshatit Hekal të Mallakastrës.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mbjella me ullinj shekullorë si dhe shkurre.
Efektivët e Repartit të Zjarrfikësve të Ballshit po bëjnë përpjekje për të izoluar vatrën e zjarrit, me qëllim që flakët të mos rrezikojnë shtëpitë e fshatit.
Terreni është shumë i vështirë, ndërkohë që zjarri po ndihmohet edhe nga era.
Është kërkuar ndihmë nga zjarrfikësit e Patosit dhe Uzinës së Naftës në Ballsh.