Në Maqedoni të Veriut një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 139 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut në 24 orët e fundit ka testuar 1627 mostra, ndërsa 139 kanë rezultuar pozitive. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 239 pacientë.
Në përgjithësi në Maqedoni të Veriut janë infektuar 12.217 pacientë, ndërsa 530 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 8487 persona, ndërsa janë 3200 raste aktive.
Në Kroaci janë shënuar 130 raste të reja me koronavirusin e ri, ndërsa nuk është raportuar për të vdekur.
Në përgjithësi janë regjistruar 5870 raste, ndërsa 160 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 5024 persona, ndërsa janë 686 raste aktive.
Në Slloveni është shënuar numri më i madh i rasteve të reja me koronavirus që nga mesi i korrikut. Janë regjistruar 31 raste të reja nga 1118 teste të bëra, ndërsa nuk është raportuar për të vdekur.
Numri i të infektuarve në total ka arritur në 2303, ndërsa kanë vdekur 129 persona.
Aktualisht janë 23 pacientë me COVID-19 në spitale në Slloveni, dy në kujdes intensiv.