Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 364 raste me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa kanë vdekur tre persona si pasojë e COVID-19, raporton Instituti për Shëndetin Publik në Maqedoninë e Veriut.
Në 24 orët e fundit janë testuar 2140 persona, ndërsa 364 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu janë shëruar 106 persona në 24 orët e fundit.
Në total në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 19.777 raste me koronavirus, prej tyre 775 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 15.855 persona.
E në Serbi është raportuar për 152 raste të reja me koronavirus e dy të vdekur.